Qeveria e Kosovës ka aprovuar sot vendimin për rritjen e pagave, duke filluar nga 1 janar 2018 për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës prej 4% mbi pagën bazë.
Kjo rritje prej 4 për qind, kthyer në vlerë monetare është 30 euro për punëtorët e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës si dhe 44 euro për punëtorët shëndetësorë.
Rritja aplikohet edhe në shpërblimin e anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Në këtë ngritje nuk do të përfshihen të gjithë ata që kanë përfituar ngritjen e pagave sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 20 dhjetor 2017.