-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

500 mijë njerëz përfituan nga Ligji për faljen e borxheve publike

Në Ministrinë e Financave është mbajtur takimi i parë për vitin 2017 i Komisionit Koordinues për Faljen e Borxheve publike, në të cilin u diskutua lidhur me Raportin për zbatimin e Ligjit për faljen e borxheve publike gjatë vitit 2016, njofton kumtesa ministrore.

Në këtë takim morën pjesë zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, kryesuesi i Komisionit Koordinues për faljen e borxheve publike Agron Thaçi, si dhe anëtarët tjerë të këtij Komisioni.

“Gjatë periudhës një vjeçare, në zbatim të Ligjit për faljen e borxheve publike, me automatizëm janë shlyer borxhet deri në 100 Euro që kapin shumën prej 38,205,955.71 Euro. Për periudhën 2009-2014 janë inkasuar mjete në shumën prej 45,816,691.86 Euro, ndërsa për periudhën 2000-2008 janë falur borxhet në shumën prej afërsisht 240 milionë Euro, duke përfshirë këtu shlyerjen me automatizëm të borxheve dhe faljen nga e cila kanë përfituar personat fizik dhe juridik në përputhje me procedurat dhe kriteret ligjore”, shtoi kryetari i Komisionit për faljen e borxheve publike Agron Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img