0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

500 mijë euro do të kushtojnë zgjedhjet në veri

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se rreth 500 mijë euro pritet të kushtojë procesi i 23 prillit ku do të mbahen zgjedhjet lokale në veri.

Në këtë shumë, ai ka deklaruar në një intervistë, se planifikohet edhe raundi i dytë eventual i zgjedhjeve.

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka certifikuar 11 kandidatët të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit të këtij viti në katër komunat me shumicë serbe.

Tre kandidatët e certifikuar në Mitrovicën e veriut janë, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Erden Atic nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në Leposaviç janë certifikuar tre kandidatë: Albulena Behluli – Hetemi nga PDK, Alekandar Jabllanoviç nga Partia e Serbëve të Kosovë dhe Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq, në Zveçan do të garojnë Ilir Peci nga PDK, Sllagjana Pantoviç, Kandidate e pavarur dhe Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kurse në Zubin Potok janë certifikuar dy kandidatë Flatron Hasani si kandidat i pavarur dhe Izmir Zeqiri nga PDK.

Sa i përket listës serbe, krerët e saj kanë vendosur se nuk do marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img