Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë prej 500 euro si dhe i ka hequr patentë shoferin një personi në Ferizaj për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
A.V, person i moshës 33 vjeçare ishte ndaluar pasi kishte lëvizur me veturë në shpejtësi 127km/h në zonën e kufizimit 50km/h, në rrugën lokale “Brahim Ademi” në Ferizaj.
Policia Rajonale në Ferizaj u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.
Njoftimi:
Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj
Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 00:50 në rrugën lokale ” Brahim Ademi” në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.V (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 127 km/h.Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro dhe një (1) vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Me respekt.