Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka shënuar ditën e 500-të të luftës në Ukrainë, në “ishullin e gjarpërinjve”.
Ishulli, i cili u bë i njohur në të gjithë botën pasi një ushtar ukrainas i tha një luftanijeje ruse “shko q***”, u rimor nga Kievi një vit më parë.
Gjatë vizitës së tij, Zelensky vendosi lule dhe la një mbishkrim “Lavdi Ukrainës” në tabelën e ishullit.
Ky është një ishull që do të hyjë në histori si një simbol i sfidës së Ukrainës sapo të përfundojë lufta.