Site icon PrishtinaPress

50 mijë euro fustani i Arbanës? Stilisti i njohur zbulon detajet “sekrete” nga dasma në Toskanë

Armand Peza i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ka treguar disa detaje nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, të cilën e konsideron si përrallore.

Armandi tha se fustani që Arbana veshi në dasmën e saj ishte dhuratë nga ai dhe bashkëshortja e tij Marcela, pasi ishte gjëja më e mirë që ata mund ti jepnin. Ai nuk tregoi se sa ky fustan ka kushtuar, por tha se do mbetet një kujtim i bukur.


“50 mijë euro dhe dhuratë? Të mos merremi me vlerat por me xhestet. Unë Arbanën e kam njohur në disa etapa të jetës së vetë sepse kemi punuar në Big Brother-in e parë. Aty ka qenë njohja e parë. Krijohet një lloj miqësie. Arbana frekuenton më shumë Marcelën se sa mua sigurisht. Nuk do kishte kuptim nëse unë do t’i çoja një vazo dhe është apo nuk është në shijet e saja. Menduam që veshja e nusërisë do ishte një kujtim i bukur. Dhe atë që shpresojmë ne ta bëjë vajza jonë me veshjen e Marcelës, ta bëjë dhe Zoi me veshjen e Arbanës, pra të veshë të njëjtin fustan kur të martohet, apo të marrë një copëz dhe të krijojë traditën e familjes.

Për shifrat pastaj, është gjithmonë online i hapur. Çmimet fillojnë nga 1 mijë euro, shkojnë deri në 120 mijë euro. Ne jemi diku nga mesi po këtej poshtë.”– tha Armandi.

Exit mobile version