Site icon PrishtinaPress

“50”, jo “100 euro”, Qeveria e Sindikata s’merren vesh – greva i hynë një tjetër jave

Po nis edhe një tjetër javë, por bashkë me të nuk do të nis viti i ri shkollor.

Një arritja e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës ka bërë që nga 25 gushti mësimdhënësit të jenë në grevë.

Sindikata e Arsimit kërkon nga ekzekutivi 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga, në mënyrë që të përballohet inflacioni.

Qeveria nuk e ofron atë, thonë se “nuk e mundësojnë kornizat buxhetore”.

Në një klimë të tillë, javën e kaluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Rrahman Jasharajt, kryetarit të Sindikatës, s’ka prodhuar marrëveshje.

Rrjedhimisht është shtuar hendeku edhe në deklarata publike.

Kurti e ka përmendur në konferencë për media e Kuvend mënyrën sesi Jasharaj e ka quajtur “vëlla”.

“Nuk ka raport privat me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Kurti.

E Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse ai nuk dëshiron “nuk do ta quajë Kurtin më vëlla”.

Në anën tjetër, pas presidencës edhe Avokati i Popullit tashmë e ka nisur ndërmjetësimin.

Por sipas Arbërie Nagavcit, ministren e e Arsimit, “SBASHK nuk po pranon asgjë”./Prishtinapress/

Exit mobile version