6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

5 vjet pas ndarjes, Shpat Kasapi ka një pyetje për Afërdita Drejshajn (Foto)

Lidhja e Afërdita Dreshajt dhe Shpat Kasapit ka qenë ndër më të komentuarat e showbizit e sidomos ndarja e tyre që bëri shumë bujë, edhe për faktin që çifti preferoi të mos prononcohej mbi arsyet që çuan drejt këtij vendimi.

Kanë kaluar 5 vite që nga ajo kohë, Afërdita tani është e fejuar me hokeistin çek Jakub Kindl dhe në qershor do kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Ndërsa Shpati prej kohësh përflitet për lidhje të reja, por diçka konkrete nuk është bërë e ditur nga ai.

Megjithatë këngëtarit duket se nuk i del e keqja me ish-partneren, Afërdita.

Mes qindra komenteve në foton e postuar nga Ermal Mamaqi ku shfaqet Xhesika Berberi, mikesha e ngushtë e Afërdita Dreshajt e cila do të jetë e ftuar në emision, “Xing.al” pikasi komentin e Shpat Kasapit.

“Ermal bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A do ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”, komenton Shpat Kasapi.

Kjo është hera e parë që këngëtari shpreh mendimin e tij lidhur me bashkëshortin e
ardhshëm të Afërditës pas 4 vitesh që ata janë bashkë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img