0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“5 veta të maskuar na sulmuan”, rrëfimi i familjes që u sulmua në kufi me Serbi

Vehbi Beqiri është një prej qytetarëve që është sulmuar sonte derisa po udhëtonte për në Zveçan, atje ku tensionet janë rritur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për dokumentet serbe.

Beqiri në RTV Dukagjini ka treguar se ishte në veturë me bashkëshorten dhe vajzën, kur u sulmuan nga pesë persona të maskuar.

Ai ka rrëfyer ngjarjen, duke thënë se ka parë shumë civilë, por edhe policë me uniforma.

Unë si ju isha shumë i shqetësuar meqenëse si dëshmitar i asaj pjese sot, bashkë me familjen isha në fshatin Koshtovë dhe fillova që të nisem për në Mitrovicë, diku rreth orës 18:00, por fatkeqësisht, edhe pse kam përjetuar shumë kohëra të vështira, në jetën time, kjo sot ishte diçka e paparë, meqenëse para se t’i afrohem fshatit Rudare, në hyrje të Zveçanit, isha bashkë me familje, aty ishte rruga e bllokuar, qëndronin shumë civilë por edhe me unforma, e kishin blloku rrugën dhe nuk lejuan veturën të kalojë”, ka thënë ai.

Tutje, Beqiri ka treguar se si ndodhi sulmi.

E bëra një kthim duke e pa situatën, u ktheva nga fshati Rudare dhe tentova të hyjë në rrugën nga ana e Zveçanit, nga ana e djathtë. Në atë moment, persona me uniforma, të armatosur, të maskuar, të 5 ishin të maskuar, isha bashkë me vajzën dhe bashkëshorten, unë tentova që të vazhdojë në atë rrugë, por ata e bllokuan dhe m’u desh që të kthehem dhe të vazhdoj, për në drejtim të komunës së Leposaviqit”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img