-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

5 gjëra që nuk i keni ditur për vajrat motorike

Motori i veturës suaj është një grumbull i pjesëve metalike të cilat fërkohen me njëra tjetrën. Është vaji i motorit ai që ruan motorin tuaj nga dëmtimet e shkaktuara si pasojë e fërkimit ndërmjet metaleve.

1. Për çfarë saktësisht shërben vaji i motorit?

Ka disa arsye pse motori i veturës suaj duhet të ketë sasinë e duhur të vajit motorik. E para dhe më e rëndësishmja është se mbanë motorin tuaj të lubrifikuar. Së dyti, vaji merr me vete grimcat të cilat janë formuar në motor si pasojë e djegies së brendshme, pra pastron motorin nga mbetje të pa dëshiruara, transmeton Express. Vaji bënë që motori juaj të punojë më lehtë duke ndikuar kështu në kursimin e karburantit.

Me kalimin e kohës vaji depoziton mbetje nga motori dhe duhet të ndërrohet. Se kur duhet të ndërrohet vaji ajo varet nga lloji i veturës dhe vajit që përdoret. Tani me përmirësimin e vajrave si dhe motorëve në veturat moderne ndërrimi i vajit duhet të bëhet pas 10000 – 15000 km, tani nuk ka nevojë që kjo të bëhet çdo 5000km.

2. Çfarë nënkupton identifikimi alfa-numerik i vajit?

Vajrat motorike ndahen në dy grupe: me viskozitet të ftohtë dhe viskozitet të nxehtë. Numrat dhe shkronjat të cilat identifikojnë këto veti janë të shtypura në shishen e vajit dhe tregojnë se cili vaj është për temperatura të ulëta dhe the trashësinë e vajit për temperaturat e ulëta.

Numri i parë i cili pasohet me shkronjën W e cila shkronjë qëndron për Winter (dimër nga ang.) tregon vetitë e vajit në temperatura të ulëta. Sa më i ulët ky numër para shkronjës W ky vaj do të punojë në temperatura më të ulëta, por nëse ky numër është i lartë atëherë vaji është i trash dhe nuk do të mund ta nisni motorin në mëngjes.

Numri i dytë tregon viskozitetin e vajit në temperaturat kur motori juaj është aktiv dhe i nxehtë. Sa më i lartë ky numër aq më trashë është vaji. Nëse ju e ngisni veturën tuaj në shpejtësi të madhe apo e ngarkoni motorin tuaj, ky numër duhet të jetë më i lartë. Gjithsesi, shikoni manualin e veturës për llojin e vajit të cilin ata rekomandojnë.

3. Cili është dallimi ndërmjet vajit sintetik dhe atij të rregullt?

Vaji i rregullt apo mineral është pothuajse i ngjashëm me vajin që nxirret nga toka. Për dallim nga vaji mineral, vaji sintetik është distiluar dhe pastruar në nivel molekular. Pastrimi dhe modifikimi i molekulave tek ky lloj vaji është përshtatur që të ofrojë mbrojtje më të mirë për motorin tuaj.

Vaji mineral është më i lirë dhe në të njëjtën kohë përmban më shumë papastërti dhe nuk ofron të njëjtin lubrifikim si vaji sintetik.

4. Duke i shtuar grimca metali vajit ai redukton fërkimin

Mund të duket si kundër-produktive por shumë kompani vaji kanë arritur në përfundimin se duke shtuar grimca titaniumi në vaj ndihmon shumë në ruajtjen e motorit nga dëmtimet.

Kur ju fikni motorin vaji bie poshtë duke lënë pjesën lartë të pa lubrifikuar. Duke i shtuar titanium grimcat e tij i ngjiten metalit dhe nuk bien poshtë me vajin, duke u bërë kështu shtresë mbrojtëse kur ju nisni motorin tuaj. Është vlerësuar së 75% të dëmtimeve të motorit ndodhin si pasojë e ndezjes së motorit kur vaji ka pushuar në fund të tij dhe pjesët të cilat fërkohen janë të pa lubrifikuara.

5. Grimcat magnetike reduktojnë dëmtimet

Një mënyrë tjetër që kanë gjetur prodhuesit e vajit për të reduktuar dëmtimet e shkaktuara nga ndezja e motorit është edhe vendosja e grimcave magnetike të cilat mbajnë vajit ngjitur me pjesët metalike të motorit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img