Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me koronavirus në vend.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë 49 persona janë infektuar me COVID-19.
Kjo ministri ka bërë të ditur se rezultatet pozitive kanë ardhur nga 360 mostra të marra apo 13.61 për qind e të testuarve i bie që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, shkruan Demokracia.com.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shëruar 166 persona, përderisa numri i rasteve aktive është 657./Prishtinapress/