Site icon PrishtinaPress

48 orë paraburgim për Ridvan Muharremin dhe dy të arrestuarit në MINT

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar sot në Prishtinë pas bastisjeve të zhvilluara nga Policia e Kosovës lidhur me aferën “Gruri dhe vaji”, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarë të MINT-it dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Exit mobile version