Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në një shtëpi rrugën “Shtjefën Gjeçovi” në Pejë, ku një burrë 47-vjeçar u gjet pa shenja jete dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur.
Ky rast ka tronditur familjen Bajraktari, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Blerimit.
Vdekjen e Blerim Bajraktarit e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, që konstatoi se i ndjeri s’ka shenja jete, por është gjetur me njolla gjaku në disa pjesë të fytyrës, raporton Sinjali. Rastin e ka raportuar ish-bashkëshortja e tij, e cila e ka njoftuar Policinë dhe Emergjencën.
Pas janë bërë ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, në mënyrë që të zbulohen shkaktarët e vdekjes./Insajderi