Site icon PrishtinaPress

45 vjeçari nga Kosova vdes tragjikisht në Austri

Siç bëjnë të ditur mediet lokale të Vjenës, në orët e pasditës së ditës enjte më 10 nëntor në një nga autostradat në hyrje të Vjenës ka humbur jetën një 45 vjeçar nga Kosova.

Sipas medieve lokale, ai ishte duke drejtuar makinën e tij kur papritmas është ndalur makina e tij. Pjesëmarrës të tjerë në komunikacion kanë ndaluar që të shohin se për çka bëhej fjalë, kanë ftuar Policinë e Vjenës dhe Nidhmën e Shpejtë, por duket se gjithçka ka qenë vonë.

Në ndihmë ka ardhë edhe një helikopter i Ndihmës së Shpejtë por pa sukses.

Sipas njoftimeve të para, i riu nga Kosova, ka pësuar sulm kardiak dhe gjatë drejtimit të makinës ka humbur kontrollin.

Por, duket se makina ka zvogëluar shpejtësinë deri në ndalje të plotë dhe nuk është shkaktuar asnjë aksident i rastit dhe asnjë përplasje me makinat tjera në komunikacion.

Trupi i të ndjerit është sjellë pa shenja jetë në Spitalin Emergjent të Vjenës dhe policia po heton rastin ndërkaq mjekët kanë filluar të bëjnë obduksionin e trupit të të ndjerit për të konstatuar shkaqet e kësaj fatkeqësie./Prishtinapress/

Exit mobile version