Momente paniku për kapitenin e Cardiff City, Sean Morrison.
Mbrojtësi, i cili po vuan nga një dëmtim, do të kishte gjetur vdekjen nëse reagimi i gruas së tij, Stacey do të vononte. 28 vjeçari u sëmur mbrëmjen e së hënës dhe thuhet se shpëtoi falë ndihmës së shpejtë.
Sipas doktorëve, Morrison kishte edhe 45 minuta jetë, por mbërritja e shpejtë e uniformave të bardha bëri që kapiteni i Cardiff të mbetet në jetë. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, dhe sipas mjekut të klubit, Len Nokes gjendja e tij po mbahet nën monitorim.
Momentalisht Morrison gjendet jashtë rrezikut për jetën.