11.6 C
Pristina
spot_img

Dita e Personave të Zhdukur, Hargreaves: Familjet e tyre kanë të drejtë ta dinë të vërtetën

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë homazhe te Memoriali i Personave të Zhdukur, në Ditën Kombëtare të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori thotë se familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtën ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai shton se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë të gjitha qeveritë në Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tyre për të gjetur përgjigjet që familjet meritojnë.

“Anëtarët e familjeve të personave të zhdukur, nga të gjitha komunitetet e Kosovës, kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë të gjitha qeveritë në Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tyre për të gjetur përgjigjet që familjet meritojnë”, shkroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img