1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Nuk lejojë që t’i falet toka Malit të Zi, kauza e opozitës është e rrejshme

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë për media ka folur rreth ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit.
Këtë konferencë kryeministri e ka mbajtur pas takimit me komisionin shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.
Mustafa ka theksuar qeveria nuk do të lejojë që asnjë pëllëmbë e këtij vendi ti falet Malit të Zi, transmeton Telegrafi.

Unë ju garantojë se Kosova nuk ka humb asnjë metër katrorë tokë. Kam kërkuar nga Komisioni Shtetërorë sipërfaqen që ka pas Kosova në vitet e 70. Unë nuk lejojë që toka e Kosovës t’i falet Malit të Zi dhe asnjë vendit tjetër”, ka thënë Mustafa.
Ai ka theksuar se kauza e opozitës është e rrejshme.
Kauza e opozitës se Kosova ka humbur territor është e rrejshme. Ata që kundërshtojnë këtë vij kufitare e bëjnë për të mbështetur një kauzë të rrejshme të AAK përkatësisht opozitës”, ka thënë Mustafa.
Kryeministri ka theksuar se shënjimi i vijës kufitare është proces bilateral i vullnetit dy palësh të të dyja vendeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img