Site icon PrishtinaPress

44-vjeçari vdiq si pasojë e shpërthimit të cisternës, pronari i pompës në Pejë dërgohet në mbajtje

Mëngjesin e 11 tetorit ndodhi një ngjarje tragjike në qytetin e Pejës.

Në një nga pompat e derivateve aty, si pasojë e shpërthimit të një cisterne vdiq 44-vjeçari Visar Muriqi, e po ashtu një tjetër u lëndua.

Sot, saktësisht 12 ditë pas pronari i kësaj pompe u prangos nga policia.

Klankosova.tv mëson se Vesel Jusaj, pas intervistimit nga Prokurori i Shtetit u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Në afatin e paraparë ligjor do të vazhdohet në ndërmerren veprimet e nevojshme, njofton Klankosova.tv/ 

Exit mobile version