Lionel Messi arriti në kulmin e karrierës së tij në futboll duke e fituar këtë vit Kupën e Botës me Argjentinën.
Popullariteti i tij sa vazhdon e rritet, sidomos në vendin e tij, Argjentinë.
Edhe nëse Messi do të merrej me politikë, ai nuk do t’i kishte punët keq.
Sipas një sondazhi, 44 përqind e argjentinasve do ta votonin shtatë-herë futbollistin më të mirë në botë për president.
Ndërkaq 38 përqind e tyre nuk e pëlqejnë atë si udhëheqës, derisa 18 përqind e tyre janë përgjigjur se ai “mund të jetë”./Prishtinapress/