1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

430 foshnje u trajtuan në Neonatologji që nga janari, shifër në rritje

Ka shënuar rritje numri i rasteve të foshnjeve që kanë lindur para kohe dhe që kanë pasur nevojë për trajtim pas lindjes, në Klinikën e Neonatologjisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Nga 1 janari deri më tani, në këtë klinikë janë trajtuar 430 foshnje, numër ky në rritje, krahasuar me vitet e tjera.

”Këto foshnja janë trajtuar për Asfiksioni Perinatal, (mungesë e oksigjenit para dhe pas lindjes), prematuritet (lindje para kohe), me komplikime, anomali të ndryshme kirurgjike, neonatale, anomali neurokirurgjike, e që trajtohen para dhe pas operimit të tyre, dhe infeksionet e ndryshme”.

Stafi i klinikës, me sukses po trajton edhe rastet e prematurëve (foshnjet e lindura para javës së 36, të shtatëzanisë ) deri tek prematurët me peshë ekstreme të lindjes, 500-999 gramë.

”Raste të tilla janë të predispozuar ndaj shumë komplikimeve për shkak të papjekurisë së gjithë sistemeve”.

Trajtimi bëhet sipas protokolleve bashkëkohore, duke filluar qe nga dhënia e kortikoideve nga ana e gjinekologë-obstetërve, deri tek mbështetja respiratore, jo-invazive dhe invazive.

”Një nga manifestimet e prematuritetit (lindjes para kohe), është edhe kriza e apnesë (ndërprerja e frymëmarrjes), këto foshnje trajtohen me CPAP, në të tilla raste ndihmon ampula caffeine citrate, por jo të gjithë rastet kanë nevojë për këtë lloj trajtimi”, thuhet mes tjerash në njoftimin spitalor.

”Ne disa raste përveç Caffeine Citrate, përdoret ampula Aminophylinë, si terapi alternative”.

Foshnje të lindura parakohe, prej javës 28 deri 33, të shtatëzanisë dhe që kanë manifestuar kriza të apnesë, kanë qenë 175, dhe janë trajtuar me Caffeine Citrate, ose Ampula Aminophylinë.

Ndërsa foshnje të lindura prej javës 34 deri ne 36, të shtatëzanisë kanë qenë 255, ku prej tyre 50 foshnje kanë pasur përkrahje me Caffeine Citrate, ose Ampula Aminophylinë.

ShSKUK thekson se ka siguruar të dy ampulat, por për shkak të shpenzimit përtej planifikimit, Ampula Caffeine Citrate, ka munguar disa ditë, e që është zëvëndësuar si alternativë me Ampulën Aminophylinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img