7.5 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

43-vjeçari vrau kunatën dhe veten, e ëma: Ma tha me gojën e vet se e vrau Migenën

Ikbale Sinani, e ëma e Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën e më pas dhe veten, ka treguar me detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Shkozë.

Në një intervistë për Euronews Albania, nëna e Sinanit është shprehur se djali i tregoi me gojën e vet se kishte vrarë gruan e vëllait.

Ajo tha se në darkë nuk kishin asnjë konflikt, ndërsa tregoi dhe planet që kishin lënë për ditën e djeshme, para se të ndodhte ngjarja.

“Darkën që u ndamë kaluam shumë mirë, nuk kishim asnjë konflikt. Po fliste, me Migenën, për me marrë një shtëpi. Ikëm pastaj me flet gjumë. U çova në tre të natës kur hapa derën pashë Landin gjumë. I thashë ça ke, më tha që nuk kishte gjumë. I thashë të shtrihet gjumë dhe të çohet nesër të blemë ca pula se kishte Erjoni dhe Migena ditëlindjen e ti festonim të dy ditëlindjet së bashku. Mirë tha Rolandi. 11 e kishte Erjoni me 13 e kishte Migena. Sapo u shtriva, nuk zgjati gjysmë ore, dhe dëgjova një krismë. U çova shkova te dhoma e Migenës, po çante goca, Landi ishte në korridor. Nuk pashë as gjak as asgjë. Ma tha çuni me gojën e vet se e ka vrarë Migenën”, tha ajo.

Ajo tha se Migena Sinanin, 37-vjeç e kishte si vajzën e vet dhe se së bashku ia kalonin shumë mirë.

Ndër të tjera dha detaje dhe për djalin e saj Rolandin, ku tha se ky i fundit kohët e fundit nuk merrte mjekim për probleme të shëndetit mendor dhe se punën e kishte lënë pak ditë më parë

“Landi ka punuar gomist në Sauk, nga Sauku erdhi në ‘Ali Dem’, dhe ishte shumë i mërzitur. Landi e kishte lënë mjekimin. Kur vinte në shtëpi nuk duronte as zhurmat e televizori, as tone të larta dhe asgjë. Donte shumë qetësi. Migena i çonte fëmijët në dhomën e vet që shtëpia të ishte qetësi. U ndamë shumë mirë. I donte shumë nipin e mbesën. Ka qenë shumë i dashur por nevrikosej shumë shpejt. Kemi marrëdhënie shumë të mirë me Migenën, e kisha si gocën time. I bënim punët bashkë”, tha ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit të 8 prillit. Roland Sinani qëlloi me armë në dhomën e gjumit kunatën e tij Migena Sinani e cila ndodhej me vajzën e mitur në krevat, e më pas qëlloi edhe veten në oborrin e banesës së tij.

Bashkëshorti i viktmës, njëherazi edhe vëllai i autorit, në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë, pasi punonte shofer taksie në turnin e 3-të. Mësohet se prej kohësh autori kurohej për depresion dhe probleme të shëndetit mendor./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img