2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

43-vjeçari në Istog rrah vajzat e tij për Snapchat, nënën që tentoi t’i mbrojë e ngujon në dhomë

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje.

Burra që rrahin gratë dhe vajzat e qytetarë që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve, janë vetëm disa nga rastet e shpeshta të dhunës brenda familjes në vendin tonë.

Një konflikt familjar ka ndodhur së fundi në fshatin Dubovë e Vogël në Istog, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave të tij, njëra nga to e mitur.

Gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pas një zënke që lidhet me rrjetin social Snapchat, ku i dyshuari kishte rrahur vajzat e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore. Për t’i shpëtuar nga dora e babait, në ngjarje ka intervenuar nëna e vajzave, e cila i ka nxjerrë ato në oborr.

Në mënyrë që t’i ikin një konflikti tjetër të mundshëm, babai i të dyshuarit i ka marrë mbesat në shtëpinë e tij, ku edhe e kanë kaluar natën.

Të nesërmen me t’u kthyer në shtëpi, është përsëritur ngjarja e njëjtë, por kësaj here as nëna nuk arriti që t’i mbronte, pasi bashkëshorti i saj e mbylli atë në një dhomë dhe më pas dyshohet se u kthyer dhe i rrahu sërish vajzat e tij.

Përballë kësaj situate, vajzat kanë arritur që të njoftojnë Policinë dhe më pas janë dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor.

43-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Ndërkohë viktimat janë shprehur se nuk ndihen të sigurta në prezencën e të dyshuarit dhe janë dërguar në strehimore./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img