Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 41.
MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar shtatë persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,199 persona.
Ministria po ashtu njofton se nga fillimi i vaksinimit janë administruar 1,836,079 doza të vaksinës./Prishtinapress/