Site icon PrishtinaPress

400 kadetë ushtarakë rusë janë infektuar me coronavirus, pas provave për ditën e fitores “V-Day” në Moskë

Së paku 376 kadetë ushtarakë rusë janë infektuar me coronavirus, pasi që të njëjtit morën pjesë në prova për paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës – e cila pastaj është shtyrë për më vonë, raporton The Moscow Times.

Më 9 maj, Rusia shënoi 75 vjetorin e fitores sovjetike kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, por vetëm me disa fluturime aeroplanësh ushtarakë dhe disa fishekzjarrë.

Provat e fundit për këtë paradë u zhvilluan më 16 prill, ditën e njëjtë kur presidenti rus Vladimir Putin shtyu këtë ngjarje dhe u zotua që do ta realizojë atë më vonë gjatë vitit 2020, i tha një burim anonim “The Moscow Times”.

Virusi shpërtheu midis oficerëve dhe kadetëve në të paktën pesë akademi elitare ushtarake dhe një regjiment – nga më shumë se 40 të përfshirë – pas provave të paradës – artikulli citon të afërmit dhe pjesëmarrësit e paradës.

“Një video e postuar në YouTube, e filmuar nga një shofer autobusi ishte e vërtetë, më tha djali i im”, citohet të ketë thënë një nënë pa emër e një ushtari të brigadës së këmbësorisë, duke ju referuar pamjeve të pakonfirmuara të provave jashtë Moskës, të cilat tregonin turma të trupave të grumbulluara, të cilët shkelnin në mënyrë të qartë udhëzimet për distancim social.

Nëna e një kadeti ushtarak pranë Universitetit Ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, tha që beson se oficerët luajtën një rol të madh në përhapjen e COVID-19, më shumë sesa vetë provat.

“Kadetët e rregullt janë karantinuar që nga muaji mars, por oficerët, kuzhinierët dhe mësuesit”, mund të hynin e dilnin, u citua të ketë thënë ajo.

Ky artikull tha se përpjekjet e saj për të hetuar më tej u penguan nga një urdhër i Putinit, cili hyri në fuqi të mërkurën e kaluar, i cili ndalon ushtarakët të ndajnë informacione me gazetarët.

Ushtria ruse, e cila premtoi se do t’i karantinojë të gjithë të përfshirët në prova muajin e kaluar pas infektimit të pjesëmarrësve, thotë se 1,132 kadetë dhe 1,723 trupa ushtarak janë testuar pozitiv me COVID-19 që nga e diela.

Rusia përkujton fitoren sovjetike ndaj nazistëve çdo vit më 9 maj, me një shfaqje masive ushtarake në të cilën shihen me mijëra trupa dhe mjete të motorizuara ushtarake duke parakaluar nëpër Sheshin e Kuq dhe avion ushtarak duke fluturuar në formacione mbi qiellin e Moskës.

Rreth 1,500 pjesëtarë të ushtrisë pritej të merrnin pjesë në paradën e këtij viti në Sheshin e Kuq.

Parada e këtij viti ishte menduar të ishte një shfaqje kryesore e Putinit, me udhëheqës botërorë dhe veteranë nga e gjithë Rusia, të cilët ishin të ftuar të shikojnë dhe të marrin pjesë në këtë ngjarje për katër ditë me radhë.

Rusia ka raportuar numrin më të madh të rasteve të Evropës gjatë javës së kaluar me më shumë se 10,000 infeksione të reja çdo ditë. Që nga e hëna, 221,344 njerëz janë infektuar në të gjithë Rusinë, duke e renditur atë në vendin e tretë më të infektuar në botë – dhe me një numër prej 2,009 të vdekur nga COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version