2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

400 euro gjobë kanosësit të saj, Kusari-Lila e quan selektiv sistemin e drejtësisë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar gjobën e shqiptuar ndaj të akuzuarit që e kishte kanosur atë.

Ajo me këtë rast ka thënë se sistemi I drejtësisë në vend është selektiv, duke marrë shembull raste të ngjashme të deputeteve të Kuvendit të Kosovës dhe verdiktin gjyqësor të tyre.

“Në Republikën e Kosovës kanosja e një deputeteje të PDK-së përmes mesazhit, apo një deputeti të LDK-së, dënohet me gjashtë muaj burgim, ndërsa në rast të marrëveshjes me katër muaj burg apo 2,000 euro gjobë. Ndërsa, inkuadrimi LiVE në televizion kombëtar dhe veprimi i kanosjes dhe nxitjes e urrejtjes për një deputete të LVV-së, të ofron mundësinë e marrëveshjes me Prokurorinë, hedhjen poshtë të njërës vepër penale, si dhe uljen e dënimit me gjobë në vlerë prej 400 €”, ka shkruar ajo.

“Të tri aktgjykimet e sipërpërmendura janë nga i njëjti gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Driton Berisha. Në rastin tim, Gjyqtari Driton Berisha, përveç se rolin e gjyqtarit, në seancë e morri edhe rolin e mbrojtësit të të pandehurit, siç dëgjohet edhe në videon e postuar ditë më pare”.

Sipas saj me këto dënime, konfirmohet drejtësia selektive e aplikuar e cila kryekëput varet nga përkatësia politike e palës së dëmtuar.

“Këtu ka çdo gjë, pos gjykim të drejtë dhe drejtësi nuk ka!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img