0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

40 vjeçari që dyshohet se e shpërtheu bombën brenda Gjykatës Themelore në Podgoricë, ishte i njohur për policinë

40 vjeçari Mladen Bulatoviq, i cili vdiq pasi shpërtheu një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë, tashmë ishte i njohur për policinë. Sipas informacioneve të “Vijesti”, Bulatoviq është dënuar për sulm ndaj policëve, falsifikim…

Sipas Drejtorisë së Policisë, Bulatoviq ka hyrë në derën e parë të Gjykatës Themelore rreth orës 11:35 dhe ka aktivizuar bombën në hapësirën ndërmjet dy dyerve prej xhami të objektit.

Tetë persona kërkuan ndihmë mjekësore pas shpërthimit në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Drejtoresha e QKKK-së, Ljiljana Raduloviq tha se pesë pacientë kanë lëndime fizike dhe se katër pacientë do të pranohen për trajtim të mëtutjeshëm spitalor.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Podgoricë, Zheljka Jovoviq, tha se me vite kanë paralajmëruar për sigurinë në atë institucion. Ajo u tha gazetarëve se rasti i sotëm mund të kishte qenë “shumë më keq.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img