5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

40 emigrantë të plagosur, hidhen nga ballkoni e qëllohen me shpata si hakmarrje për vrasjen e shokut të tyre

Dhjetëra emigrantë afrikanë kanë mbetur të plagosur pasi u hodhën nga ballkonet dhe u sulmuan me shpata në Tunizi nga banorët vendas.

E gjitha ka ndodhur pasi banorët vendas u zotuan se do të hakmerren për vdekjen e 41-vjeçari tunizian, i cili u godit me thikë për vdekje të hënën pas një sherri me 3 emigrantë të dyshuar nga Kameruni.

Me qindra tunizian u grumbulluan në protesta, duke shkaktuar trazira, ndërsa kërkuan që të dëbohen të gjithë emigrantët e paligjshëm. Protestuesit më pas sulmuan emigrantët, të cilët u detyruan të hidhen nga ballkoni. Shumë prej tyre u larguan nga vendngjarja të shoqëruar nga policia.

Një mjek vendas bëri të ditur se rreth 40 emigrantë mbetën të plagosur si pasojë e plagëve të marra pasi u hodhën nga ballkoni, ndërsa të tjerë u qëlluan me thika e shpata nga banorët vendas.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img