Të gjitha vajzat dëshirojnë të kenë një fytyrë të shëndetshme dhe të shndritshme. Për të mbajtur atë larg rrudhave, thatësisë, puçrrave, papastërtive, celulitit apo sëmundjeve të tjera që mund të ndikojnë në lëkurë, nuk mjafton të kujdesesh vetëm me produkte specifike për të, por duhet të integrosh në rutinën e përditshme të bukurisë dhe të zgjedhësh ushqimet e duhura.
Më poshtë do të gjeni 4 vitaminat që ju duhen për të patur një lëkurë të shëndetshme duke e ushqyer fytyrën tuaj në thellësi:
Vitamina C
Falë vetive antioksiduese, mbron lëkurën nga sulmet e radikalëve të lirë, përgjegjës për plakjen e parakohshme.
Ajo gjithashtu promovon prodhimin e kolagjenit, një proteinë që e mban fytyrën të tonifikuar dhe kompakte.
Mund ta gjeni te: Frutat agrume, kivi, rrush pa fara, luleshtrydhet etj.
Vitamina A
Një mënyrë e shkëlqyeshme për të siguruar vitaminën A nuk duhet të përjashtoni nga menuja ushqime të tilla si peshk, mish, qumësht dhe perime të tilla si panxhari, karota, kungulli, marule. E mbron fytyrën nga plakja.
Vitamina H
E njohur edhe si vitamina e bukurisë ose biotina, është një aleat i shkëlqyeshëm për një lëkurë të shndritshme dhe rrezatuese. E gjeni te: Qumështi dhe derivatet e tij, perimet, vezët, bishtajoret dhe frutat e thata janë burime të shkëlqyera.
Vitamina E
Vitamina E mbron lëkurën nga plakja. Ajo gjendet në perimet me gjethe jeshile siç është spinaqi. Ideali është që të kombinohen ushqime që janë veçanërisht të pasura me yndyre, për shembull vaj ulliri, i cili promovon thithjen e tij.