Katër të rijnë shqiptarë raportohet të kenë vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Tregut të Mallrave në Novi Pazar.
“Rreth orës 21:45 dy vetura janë përplasur kokë më kokë në autostradë. Katër persona kanë vdekur në vend nga një automjet, ndërsa dy të lënduar nga automjeti tjetër janë transportuar në spitalin e Novi Pazarit, raportojnë mediat në Serbi.
Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa policia vijon hetimet, ndaj qarkullimi në këtë pjesë të rrugës është i vështirësuar.
Viktimat janë me inicialet A.I. (21 vjeç), M.H. (23 vjeç), S.D. (22 vjeç) dhe A.U (21 vjeç).
Po ashtu raportohet se në Novi Pazar dita e sotme është shpallur ditë zie.