1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

4 persona humbën jetën nga Covid-19, 55 raste të reja

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë paraqitur edhe 55 raste të reja me Covid 19.

Kështu kanë bërë me dije zyrtarë të IKSHPK’së.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive vijnë nga: komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prishtinë 8 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Junik, Kamenicë dhe Skenderaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img