Takimi në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq. 19 mars 2024. Foto: Miroslav Lajçak, X.
Bisedimet në Bruksel për çështjen e dinarit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq do të vazhojnë nesër.
Këtë e bëri të ditur më 19 mars emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit mes kryenegociatorëve që ndodhi të njëjtën ditë në kryeqyendrën evropiane.
Lajçak në një postim në platformën X të mërkurën njoftoi se në mesin e temave të diskutuara në takim ishte edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesa me para të gatshme
“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja Bazike duhet të adresohet nga liderët”, shkroi Lajçak, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi, theksoi se takimi përfundoi me zotimet e palëve që deri më 22 mars t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.