0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

385 persona të pickuar nga rriqrat në Malishevë

385 persona persona janë pickuar gjatë pesë muajve në komunën e Malishevës.

Fatmirësisht asnjë nga ata nuk janë hospitalizuar, njofton Komiteti për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara në këtë komunë.

Në mbledhjen e këtij komiteti u theksua puna e mirë e ekipeve mjekësore që bënë për menaxhimin e situatës me rriqrat.

“Një menaxhim i mirë u përkushtohet punës dhe ekipeve mjekësore të cilët mbajtën ligjerata të drejtpërdrejta me nxënës të shkollave, kjo padyshim ka ndikuar në informimin edhe të familjarët e po ashtu edhe sektorët e bujqësisë dhe të emergjencave të cilët dolën në terene fushore, ku bënë spërkatjen e hapësirave publike, janë faktorë që mbrojtën njerëzit që punojnë në fusha nga pickimet e rriqrave, por në fund këshilla profesionale nga anëtarët e komitetit është se situatata me ethet hemoragjike nga rriqrat nuk është e tejkaluem tërsisht, prandaj edhe kërkohet përkujdesje nga të gjithë qytetarët tanë sidomos në këta muajt e vapës dhe punës në fushat që t’u përmbahen rregullave të mbrojtjes nga rriqrat”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img