2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Brestovci: Për një kohë të shkurt kemi arrit me sanos gjendjen e mbeturinave

Drejtor i ri i Shërbimeve Publike Bekim Brestovci, në një intervistë për PrishtinaPress ka treguar planet dhe punët që do e presin këtë vit.

Ai fillimisht potencoi se gjendja ne kryeqytet ka qenë në gjendje shumë të keqe.

“Fillimi im në pozitën e drejtorit të Shërbimeve Publike, siç e dini ka filluar me një problematikë aktuale domethënë mbeturinat, një gjendje e keqe në Kryeqytet e cila nuk është mbërri të kryhet me kohë.”

Brestovci tha se ata tashmë kanë arritur të marrin në kontrrollë pjesën e Pastrimit në Kryeqytet, dhe se janë në kontakte të vazhdueshme me kryeshefin ekzekutiv të kompanisë “Pastrimi”, Petrit Reçica.

“Kemi ngrit kontrollin në pjesën e Pastrimit, për një kohë të shkurt kemi arrit me sanos këtë gjendje shumë të keqe në Prishtinë”

I pyetur për ankesat e tjera jashta mbeturinave, drejtori Brestovci tha se nga java që vjen do të mirren parasysh problemet tjera.

“Nga java që vjen do të merremi edhe me ankesat e tjera, pasi fillimisht fokusi ka qenë problemi me mbeturinat”

Bekim Brestovci tregoi edhe për takimet e radhës me ndërmarrjet publike të kryeqytetit.

“Javën tjetër do të kemi takime me “Hortikulturën” sepse edhe aty kemi punë të përbashkëta si dhe me “Trafikun Urban” kështu do të vazhdojmë takimet edhe me ndërmarrjet tjera.”

Drejtori i ri shtoi se ka raporte të mira edhe me ish drejtorin e Shërbimeve Publike, të shkarkuarin Ilirik Musliu, dhe mirëpret ndonjë këshillë nga ai.

“Ilirik Musliun e kam pas mik të mirë, vazhdoj ta kem. Ka qenë një ndër të parët që më ka uruar. E mirëpres ndonjë këshillë nga ai.” /PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img