13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

38-vjeçarja në Kaçanik në hall nga ish-partneri, i kërkon para që mos t’ia publikojë videot duke bërë seks

Shantazhet që bëhen përmes rrjeteve sociale janë raste të shpeshta në vendin tonë. Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat në këmbim të mospublikimit të pamjeve që do cenonin integritetin dhe privatësinë e tyre, detyrohen të kryejnë favore të ndryshme ndaj të dyshuarve.

Në hall me një person është edhe një grua në Kaçanik, të cilin dje e ka denoncuar në Polici.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 38-vjeçarja ka rënë pre e shantazhit nga i dyshuari, i cili i ka kërkuar para në mënyrë që mos t’ia publikojë disa pamje të cilat i kishte bërë gjatë kohës që kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Si rezultat i denoncimit, 34-vjeçari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shantazh’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img