Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e pasdites në fshatin Radashevc të Prishtinë, ku një 38-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
I ndjeri para se t’i jap fund jetës së tij e njoftoi bashkëshorten përmes telefonit, duke i thënë se do ta vras veten. Me të marrë këtë mesazh, e njëjta e ka telefonuar Policinë për t’i njoftuar për mesazhin që ka marrë dhe ka kërkuar nga të njëjti të shkojnë në këtë fshat, ku kishin qëndruar bashkë me burrin e saj gjatë pandemisë, bën të ditur Sinjali.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht vonë. I riu u gjet i shtrirë në tokë, me një plagë në kokë dhe shenja të gjakut, derisa në afërsi të tij është gjetur një armë e shkurt dhe një gëzhojë.