Site icon PrishtinaPress

37 aeroplanë aterojnë sot në Prishtinë

Aeroporti i Prishtinës është përgatitur për të pritur aeroplanët e mbushur me mërgimtarë.

Vetëm sot gjatë ditës në pistën e ANP-së “Adem Jashari” në Sllatinë do të aterojnë 37 aeroplanë, shkruan IndeksOnline.

Sipas orarit të fluturimeve, shumica e aeroplanëve vijnë nga Gjermania, Zvicra e Turqia.

Biletat e aeroplanëve për arritje në Prishtinë, në këtë kohë janë dukshëm më të shtrenjta se ato në shkuarje.

Në fillim të gushtit numri i fluturimeve pritet të rritet akoma më shumë.

Exit mobile version