2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

36 vdekjet nga COVID-19 e bëjnë Vjosa Osmanin ta thyej heshtjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thyer heshtjen pas regjistrimit të 36 viktimave nga COVID-19 në Kosovë.

Osmani me këtë rast ka thënë se institucionet e Kosovës sot do të mblidhen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme.

Ajo është shprehur se situata e sotme dramatike dëshmon domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve me të drejtë vaksinimi, por edhe bartjen e maskave për të parandaluar zingjirin e infektimeve.

Shkrimi i saj i plotë:

Ditë e rëndë sot për vendin tonë me 36 humbje jetësh të qytetarëve tanë. Ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit nga kjo pandemi e tmerrshme, e cila po vazhdon të shkaktojë dhimbje e trishtim në Kosovë dhe gjithandej globit. Institucionet e Kosovës sot mblidhen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme.

Situata e sotme dramatike dëshmon edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve me të drejtë vaksinimi, por edhe bartjen e maskave për të parandaluar zingjirin e infektimeve. Kjo është mbrojtja e vetme dhe më e mirë. Ta bëjmë për veten tonë, për më të dashurit tanë, për familjet tona, për shtetin tonë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img