Site icon PrishtinaPress

36 orë pa vetëdije mes kufomash, i mbijetuari i masakrës së Dubravës: Tmerri më i madh kur i pashë 119 të pushkatuar përreth

Ish-ushtari i UÇK-së, Bekim Kukalaj ishte plagosur në kokë gjatë masakrës së Dubravës 24 vjet më parë, duke mbetur gjallë mes 119 të pushkatuarve.

Kukalaj ka rrëfyer në Frontal në T7 se si i kishte depërtuar plumbi në fytyrë, ndërsa tregon se ka qëndruar pa vetëdije në mesin e kufomave për 36 orë.

“36 orë kam qëndruar pa vetëdije në mesin e kufomave”.

“Tmerri jem më i madh ka qenë kur e kam çuar kryet pak dhe i kam parë gjithë ata njerëz të pushkatuar”, tregon Kukalaj.

“Kur më ka ardhë vetëdija, veç kam thënë të bërtas. Kur i kam parë që kanë ardhë me më tërheq, u gëzova që s’janë vrarë krejt”, tha ai.

“119 kanë qenë të pushkatuar qaty”, tregoi Kukalaj.

24 vjet më parë, ishin vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe ishin plagosur mbi 300 të tjerë. Masakra në burgun e Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

 

Exit mobile version