Site icon PrishtinaPress

36 mijë objekte pa leje në Kosovë

Javën që shkoi u aprovua Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, i cili ende nuk ka kaluar në procedurat e nevojshme, në mnëtyrë që pastaj qytetarët të aplikojnë për legalizim.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, teksa u bën thirrje qytetarëve për aplikim të legalizimit të pronës, thotë se këta të fundit sidomos në kategorinë e dytë, atë të objekteve të shumëfishta, janë mëse të dëmtuar.

“…Mbi 75% të ndërtimeve janë pa leje, sado që ato janë veprime ilegale, duhet me pa, po veç në atë kohë nuk ka funksionu mirë sistemi, as plani e as mekanizma e as inspektorati i dhënjes së lejeve, dhe rrjedhimisht kemi përfundu te së paku 75% të ndërtimeve të janë pa leje. Po synojmë që të kemi një çasje krejt ndryshe prej kësaj që ka qenë duke i kushtu rëndësi të veçantë këtyre objekteve të kategorisë së dytë të objekteve banesore ku qytetarët masivisht janë të dëmtum…”, tha Aliu.

Fatos Dibra, Udhëheqës i Sektorit të Legalizimit, në Komunën e Prishtinës, problem kryesor në çështjen e legalizmit i potencon jo vetëm pronat e palegalizuara, por edhe ayto që nuk janë në pronësi të aplikuesit.

“Numri i çertifikatave të legalizimit është diku tek 1.700, por, ky nuk është edhe numri i trajtimit të lëndëve sepse kemi shumë lëndë të cilat janë trajtuar dhe janë nxjerrë vendime për futjen në listën e pritjes deri në zgjidhjen e çështjeve pronësore, apo vendime për përfundim të procedurës e të cilat arrijnë shifrën e 1.600 vendimeve. Në total janë rreth 3300 vendime të nxjerruna në procedurë të legalizimit”, deklaroi Dibra.

Vazhdimin e ligjit të ri, njohësi i legalizmit, Driton Tafallari, e konsideron jo efikas.

“…faktikisht ky ligji i ri e ka vetëm emrin i ri, për arsye se në përmbajtje është i njejtë, pothuaj i njejtë me ligjin e kaluar, krejt cka ka ndodhë është se janë vazhdu afatet edhe për tre vjet, dmth edhe për tre vjet me kushtet e njejta të ligjit të kalum, qytetarët e Kosovës kanë me pasë të drejtë për legalizim. …Dmth nëqoftëse hipotetikisht kishin apliku të gjithë qytetarët për legalizim i bie që të gjitha komunat duhet me u blloku edhe me punu një vit ose dy për legalizim…”, tha Tafallari.

Mbi 6 mijë qytetarë aplikuan për legalizim prej vitit 2019 deri në 2022, kurse vendime për certifikatë të legalizimit morën afër 2 mijë persona./21Media

Exit mobile version