Sot janë bërë 34 vjet nga falja e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.
Më 1 maj të vitit 1990, në këtë tubim morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, ku u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.
Ky aksion kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish të burgosur politikë më 2 shkurt të viti 1990 në Lumëbardhë të Deçanit, për t’u shndërruar më pas në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve.
Falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë mbi njëmijë gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.