3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

34-vjeçari nga Rahoveci gjendet i varur në një lis, Policia nis hetimet

Një 34-vjeçar nga fshati Drenoc i Rahovecit është gjetur i varur në një lis. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar se në fshatin Drenoc, viktima mashkull i lindur në vitin 1989, rreth orës 10:00 është gjetur i varur në një lis. Ekipi mjekësor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij. Njësitet e nevojshme policore, po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është inicuar rast “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img