Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident, ku vetura ka rënë nga ura.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku thotë se janë lënduar tre persona.
“Mbrëmë rreth orës 03:00 të mëngjesit kemi marrë një informatë që ka ndodhur një vetëaksident, ku janë lënduar tre persona, dhe menjëherë janë dërguar për në QKUK”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se vetura ka qenë e tipit Audi, me targa të huaja.