Sot bëhen 33 vjet që nga vdekja e atdhetarit Fadil Vata.
Vata u lind më 10 janar 1962 në fshatin Sallagrazhdë të Therandës dhe rrjedh nga një familje atdhetare, e cila e bëri të nderuar dhe të respektuar
Edhe pse në moshë të re, Fadili në vitin 1978 ishte angazhuar në grupet ilegale që vepronin atëherë në komunën e Therandës.
Në nëntor të vitit 1979 aktiviteti i tij politik u bie në sy organeve policore dhe për këtë arsye disa herë ishte marrë në pyetje dhe ishte keqtrajtuar, por asnjëherë nuk ishte frikësuar.
Në vitin 1980 Fadilin me dhunë e dërgojnë në shërbimin ushtarak. Edhe atje nuk e ndalon aktivitetin e tij.
Më 1 mars të vitit 1982 nga Gjykata Ushtarake e Beogradit, Fadili dënohet me 6 vjet burgim vetëm për aktivitetin dhe bindjet politike.
Për shkak të torturave të ushtruara ndaj tij, ai në burg fiton një sëmundje të rendë në mushkëri, e cila më vonë ishte fatale për jetën e tij të re.