Të paktën 30 persona janë lënduar nga moti i ligë në Kising të Bavarisë (Gjermani), rreth 10 kilometra në jugperëndim të Augsburgut në jug të Gjermanisë.
Stuhia e përcjellë me erëra të forta ka shkatërruar një tendë ku shërbehej birra, ku si pasojë gjashtë persona janë lënduar derisa po tentonin ta mbronin tendën nga erërat e forta.
Ekipet emergjente janë kujdesur për të lënduar – duke i telefonuar edhe helikopterëve për t’i transportuar për në spital të lënduarit.
Stuhia shkuli edhe pemë në Shvaben, duke dëmtuar edhe ndërtesa e vetura. E autoritetet kanë njoftuar se një grua e moshuar u lënduar kur një pemë përfundoi mbi veturën e saj.
Policia dhe zjarrfikësit kanë intervenuar pasi një tunel ishte mbushur me ujë, e në aksione të kërkim-shpëtimit kanë marrë pjesë qindra policë, pjesëtarë të ekipeve emergjente dhe zjarrfikës.