1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

32 serbët që paguheshin pa punuar, i janë rikthyer punës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se 32 serbët që për vite me radhë janë paguar pa punuar, i janë rikthyer punës. Kjo sipas Nagavcit ka ndodhur pasi që ajo, kur e kishte marr mandatin kishte kërkuar që ata të largoheshin nga listat.

“Në momentin që e kam marr detyrën kam konstatuar që janë 32 zyrtarë serbë që nuk iu dihet as kontakti. Që nga viti 2015 deri 2021 janë paguar pa asnjë analizë. Unë iu kam kërkuar që të hiqen nga listat, pas kësaj këta janë lajmëruar dhe kanë thënë që është dashur t’u ofrohen kushtet për punë dhe se asnjëherë nuk janë kontaktuar nga askush. Si ministri jemi siguruar që t’iu kërkojmë punë dhe llogari. Këtë zyrtarë i kryejnë punët dhe japin llogari çdo muaj. Konsideroj që kemi bërë një punë shumë të mirë”, ka thënë Nagavci, në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku është shqyrtuar Raporti i Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MAShTI-t. Për vitin 2021.

Këtë Nagavci e ka thënë pasi që deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ministren për pagesë të këtyre zyrtarëve.

“Keni thënë se do t’i hiqni nga pagesat mësimdhënësit, e tani keni bërë marrëveshje. Po duket që tradita po vazhdon. Zyra Kombëtare thotë që pas dy muajve janë paguar këta zyrtarë”, është shprehur Bajrami.

Nagavci kia theksuar se kanë bërë perfomancë të mirë dhe kanë realizuar shumë rekomandime që ZKA-ja ka dhënë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img