2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

31 sportistë të rinj kosovarë përfitojnë bursa nga Komiteti Olimpik

Komiteti Olimpik i Kosovës po vazhdon t’i mbështesë sportistët përmes dhënies së bursave të ndryshme.

Këtë herë, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut e ka aprovuar listën e komisionit të sportit, për ta çuar në 31 nga 25 sosh, numrin e bursistëve “Shpresa Olimpike 2023”, të cilët do të përfitojnë bursa mujore direkt nga të hyrat e KOK-ut gjatë vitit 2023.

Bursistët iu takojnë 17 sporteve të ndryshme olimpike, ndërsa mbështetja për ta është në vlerë prej 150 eurosh në muaj.

Në muajin dhjetor 2022, komisioni i sportit e kishte bërë një tjetër përzgjedhje, prej 10 bursistëve, të cilët do të mbështeten direkt nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Më poshtë mund ta shihni listën e sportistëve që u përzgjodhën si “Shpresa Olimpike 2023”. 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img