0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

300 mbetje mortore gjenden ende në IML, Hoti premton mbështetje institucionale

Hoti vizitoi Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe ofroi mbështetje të mëtejme institucionale

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi dhe Ramë Manaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, ka vizituar sot Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të parë nga afër punën që po bënë ky institut dhe për të ofruar mbështetjen e mëtejme institucionale.

Fillimisht, kryeministri Hoti falënderoi dr. Arsim Gërxhaliun, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, për informatat përmbajtjesore, duke thënë se është ndryshe me qenë brenda institutit dhe të shohësh punën që bëjnë ata, ndryshe të lexosh në letër.

“Në ditët e ardhshme, në zyrën time, së shpejti do të pranoj një elaborat për nevojat që i ka instituti dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, në mënyrë që të lehtësohet puna e institutit, para së gjithash në përmbylljen e çështjes së rreth 300 mbetjeve mortore që ende janë në institut”, tha Hoti, duke theksuar se asnjëherë nuk ka munguar mbështetja e të gjitha qeverive për këtë çështje, dhe as e kësaj qeverie.

Hoti, më tej ka potencuar se për disa ditë do të organizojnë mbledhjen e ardhshme të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, për të diskutuar në detaje për veprimet konkrete që duhet t’i ndërmarrin, në mënyrë që instituti ta përmbyllë një punë që tash e sa vjet mbetet ende nëpër sirtarë dhe departamente të ndryshme të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Kjo është çështja më e ndjeshme për qytetarët e Kosovës, për familjet që ende presin të dinë për fatin e familjarëve të tyre. Nuk do të kursejmë asgjë që t’ju qëndrojmë afër Institutit, Komisionit, por edhe gjithë familjeve, në mënyrë që kjo çështje të zbardhet dhe të përmbyllet sa më parë”, tha kryeministri Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img