4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

300 koshere me bletë për 100 bletarë ferizajas

Drejtoria komunale e bujqësisë, të premten ka bërë shpërndarjen e 300 koshereve me bletë për 100 fermerë ferizajas.
Sipas drejtorit të bujqësisë në Ferizaj, Ismet Vranovcit, shpërndarja e bletëve po bëhet ë kudër të planit të punës që ka pasur kjo drejtori. Ai tha se të gjitha procedurat për shpërndarjen e bletëve janë respektuar, ku edhe tenderi ka qenë i shpallur me kohë dhe është përcaktuar edhe operatori ekonomik.
“Në kuadër të kësaj kemi formuar komisionin për ndarjen e bletëve si dhe komisionin tjetër i cili ka bërë pranimin e këtyre bletëve. Falënderoj komisionet sepse kanë kryer një punë shumë të mirë sepse ka qenë një punë voluminoze dhe e vështirë. Janë kontrolluar të gjitha bletat dhe sot po bëjmë shpërndarjen e kontingjentit të parë të bletëve për 50 fermerë nga tri koshere me bletë, edhe nesër do të bëhet edhe shpërndarja e bletëve të tjera”, ka thënë drejtori Vranovci.
Ai është shprehur se përzgjedhja e bletarëve ka qenë shumë e vështirë sepse për 300 koshere me bletë kanë aplikuar rreth 300 bletarë.
“Prej 300 aplikuesve është dashur të përzgjedhjen vetëm 100. Por ne mesin e të përzgjedhurve janë 15 femra. Invalidë dhe veterane të luftës, studente ku janë përfshirë të gjitha kategoritë. Ka njerëz që për here të parë po merren me këtë veprimtari, por kanë kryer të gjitha trajnimet dhe nuk do të kenë problemin e mbikëqyrjes së bletëve. Në bazë të analizës së Drejtorisë së bujqësisë këta fermerë brenda katër viteve do t’i kenë rreth 50 bletë”, është shprehur drejtori Vranovci.
Ndërsa Faik Haliti, bletarë përfitues i koshereve me bletë është shprehur mirënjohës ndaj komunës së Ferizajt, për këtë ndihmë. Ai tha se me vite të tëra merret me këtë veprimtari.
“Është një ndihmë e cila ja vlen, por kanë nevojë me ditë me punu me to, dhe duhet të kemi kujdes me to”, ka thënë Haliti.
U bë e ditur se vlera e këtij projekti kap shumën mbi 28 mijë euro, ku me 75 për qind ka participuar Drejtoria e Bujqësisë, ndërsa 25 për qind kanë participuar vet bletarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img