Site icon PrishtinaPress

“300 euro dënim, heqje e patentë shoferit”- Policia e dënon shoferin në Ferizaj që tejkaloi shpejtësinë

Policia e Kosovës ka dënuar të dielën me 300 euro një shofer në magjistralen Prishtinë – Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas njoftimit që policia ka lëshuar për media, thuhet se ai në zonën e kufizimit 60 km/h ka qenë me shpejtësi 150 km/h.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 10:45 në rrugën magjistrale Prishtinë -Ferizaj në fshatin Prelez i Jerlive ka ndaluar shoferin Z.G (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 150 km/h. Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, bëhet e ditur në njoftim.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

 

Exit mobile version