Një 30-vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident në Zvicër.
Ngjarja tragjike ku e ka humbur jetën Jetmir Morina ka ndodhur në autostradën A1 në Wintherthur.
Lidhur me ngjarjen tragjike ka folur vëllai i tij, Besart Morina. Ai tha se Jetmiri kishte shkuar për t’i dalë në ndihmë dikujt i cili ishte aksidentuar.
Në një prononcim për gazetën Blick.ch, 38-vjeçari thotë se vëllai i tij Jetmiri e kishte telefonuar nënën e tij pak momente para aksidentit.
“Papritmas ai tha se kishte ndodhur një aksident dhe donte të shkonte në ndihmë”, tha ai.
Por, përpjekja e kosovarit për të ndihmuar përfundoi tragjikisht.
Në njoftimin e policisë u tha se viktima u godit nga një veturë e cila lëvizte e pakontrolluar në autostradë si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm që kishte rënë.
Sipas raportimit të gazetës zvicerane, 30-vjeçari ka lënë pas tri vajza të moshës, pesë, tre dhe njëvjeçare.
Blick.ch shkruan se familja Morina vjen nga fshati Topanicë e komunës së Kamenicës.